Deputeti propozon test virgjërie për femrat studente
Një anëtar i parlamentit në Egjipt, është bërë objekt talljeje pas sugjerimit që i bëri universitetëve, të aplikonte testin e virgjërisë për studentet femra. Ilhamy Agina, është shprehur se virgjëria duhet të jetë një kusht për t’u pranuar në universitet. Ai tha se këtë gjë e kërkonte për t’i dhënë fund martesave tradicionale të parregjistruara, që i bëjnë zakonisht të rinjtë egjiptianë kur nuk i përballojnë. “Çdo vajzë që pranohet në universitet duhet të ekzaminohet, për të vërtetuar nëse ajo është apo jo e virgjër”, i tha deputeti gazetës Youm 7.
Por deklarata e tij, bëri që të bëhët objekt diskutimi dhe talljeje në rrjetet sociale. A nuk ju thashë se fundi është shumë afër dhe më e keqja po vjen?” ka shkruar në tëitter, avokati dhe disidenti, Gamal Eid. Një tjetër, ka deklaruar: “Ne kemi një anëtar të parlamentit të fiksuar me seksin”.