Galeria Zeta shpall çmimin “Ardhje” për artistët e rinj
Zeta shpall Çmimin “Ardhje” për artistët e rinj.
Qendra Zeta ka kënaqësinë të shpall të hapur Çmimin Ardhje, 2018 dhe të ftoj artistët e rinj, nën moshën 35 vjeç të dërgojnë aplikimet. Në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU), që pret artistin fitues për një rezidence dy-mujore në New York, dhe mbështetjen e The Trust for Mutual Understanding, Zeta organizon edicionin e X të Ardhjes.
Çmimi Ardhje u krijua nga TICA, më 2005, duke u bëre pjesë e rrjetit Young Visual Artists Awards (YVVA), më 2007. Çmimi Ardhje tashmë organizohet nga Qendra Zeta si një konkurs dhe çmim i përdyvitshëm, që ka për qëllim të nxis krijimtarinë, ekspozimin publik, dhe promovimin e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe ndërkombtarisht. Ardhje, ashtu si dhe çmimet simotra nëpër Europën Lindore dhe Juglindore, është një konkurs i hapur, që fton artistët të marrin pjesë në një proces transparent, që ofron jo vetëm mundësi për krijimin dhe prezantimin e veprave të reja në një ekspozitë të përbashkët, por edhe mbështetje në zhvillimin e tyre artistik dhe profesional. Një juri e përbërë nga profesionistë të fushës, vendas dhe ndërkombëtar, do të përzgjedh 4 finalistë, të cilëve do t’ju mundësohet një buxhet prodhimi prej 30,000 lek dhe një kurator për ekspozitën. Fituesi/ja e çmimit do të zgjidhet për meritën dhe premtimin artistik të demonstruar në bazë të portfolios artistike dhe CV’s, veprës së ekspozuar në ekspozitën e finalistëve, intervistës me jurinë ndërkombëtare dhe potencialit për të përfituar nga përjetimi i skenës artistike të New York-ut, përgjatë dy muaj qëndrimi tek Residency Unlimited.
Afati përfundimtar për aplikimet është 15 Shkurt, 2018
Lista shkurtër e 4 artistëve të përzgjedhur si finalistë do të publikohet me 2 Mars, 2018.
Hapja e ekspozitës së 4 artisteve finalistë dhe shpallja e fituesit me 1 Qershor, 2018
Një takim informativ për Ardhjen, rrjetin YVAA, dhe programin e rezidencës tek Residency Unlimited, si dhe punëtori profesionale do të mbahen tek Qendra Zeta me datë 15-17 Janar.
Kriteret e aplikimit
Çmimi dhe rezidenca në NY është projektuar për një artist individual, nën moshën 35 vjec.
Thirrja është e hapur për artistë aktivë në skenën e artit bashkëkohor në Shqipëri, si dhe ndërkombtarisht, prej së paku 3 vjet. Artistë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, duhet të jenë pjesë e komunitetit artistik në vend, duke ekspozuar rregullisht gjatë 3 viteve të fundit. Artistë që nuk janë shtetas/e të Shqipërisë mund të marrin pjesë vetëm nëse kanë një kontribut të posaçëm në zhvillimin e skenës së artit në vend, si dhe karriera e tyre artistike të jetë ngushtësisht e lidhur me Shqipërinë.
Artistë të cilët punojnë në të gjitha gjinitë e artit pamor, që përfshin pikturë, skulpturë, grafikë, vizatim, instalacion, fotografi, video, mediat e reja dhe performancë. Përjashtohen artistë që punojnë kryesisht në artet e aplikuara, dizajn, teatër, vallëzim, dhe film artistik..
Aplikanti/ja duhet të ketë mbaruar studimet universitare dhe të mos jetë student gjatë fazës së aplikimit dhe rezidencës.
Artistët duhet të aplikojnë drejtpërdrejtë si individë. Nuk pranohen aplikime prej grupeve artistike pasi rezidenca në NY mund të mikpresë vetëm një artist individual për vend.
Profesionistë të fushës, gjithashtu, ftohen të nominojnë një artist/e duke dërguar një email tek zetagaleri@gmail.com, para dates 15 shkurt. Artistët e nominuar do të ftohen prej Qendres Zeta të aplikojnë direkt.
Aplikanti/ja duhet të jetë në dispozicion të udhëtoj dhe marr pjesë në rezidencën 2 mujore në NY përgjatë muajve Gusht-Shtator, 2018. Artistët që nuk mund të angazhohen në këtë kohë, luten të aplikojnë tjetër herë.
Aplikanti/ja duhet të zotëroj anglishten e folur dhe të shkruar me qëllim që të marr pjesë në programin e rezidencës dhe të shkëmbej me profesioniste të fushës dhe artistë në New York.
Procedura e aplikimit
Aplikimi për Çmimin ARDHJE 2018, bëhet nëpërmes regjistrimit online dhe duke dërguar dokumentacionin e kërkuar nëpërmes formularit, që gjendet në web faqen https://yvaa.submittable.com/submit/104030/ardhje-2018
Aplikimet nuk do të pranohen pas datës së dorëzimit me 15 shkurt, 2018.
1. Emër, mbiemër, adresë, nr. Telefoni, e-mail
2. Curriculum Vitae me datën e lindjes, në shqip dhe anglisht, në PDF.
3. Portofolio prej jo më shume se 10 imazhe apo video të shoqëruara me informacionin përkatës (titulli, viti, teknika, dimensioned, dhe ku eshte shfaqur).
4. Projekt-ide apo vepra të propozuara për pjesemarrje në ekspozitën e finalistëve (projekti mund te jetë i ri ose i realizuar gjate dy viteve te fundit)
5. Një tekst në shqip dhe anglisht, prej jo me shume se 350 fjalë, mbi karakterin e punës dhe praktikës suaj artistike.
Emërtoni dokumentët e ngarkuar me emrin tuaj, si për shembull Emer_Mbiemer_ Titull_pikturë_ 2017 ose Emer_Mbiemer_CV
Për më shumë për Ardhjen apo Qendra Zeta, kontaktoni Valentina Koca, tek zetagaleri@gmail.com. Për rrjetin e çmimeve YVAA lexoni këtu, ose kontaktoni Eriola Pira, eriola@yvaawards.org. Për Residency Unlimited lexoni këtu, ose kontaktoni Boshko Boskovic, boshko@residencyunlimited.org.
Mbështetur nga:
Trust for Mutual Understanding
Residency Unlimited
Young Visual Artists Awards
Please follow and like us: