Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi 2018 – Dashi

 

DASHI (20 mars – 20 prill)

Jeni padiskutim protagonistë të një viti intensiv dhe energjik. Plutonin duhet ta konsideroni një aleat dhe një shok shumë të çmuar. Edhe Saturni është më në fund në një pozicion shumë të privilegjuar me shenjën tuaj, duke mbështetur dhe aprovuar në mënyrë të pakushtëzuar dëshirat tuaja.

Jupiteri do të kujdeset për ekonominë tuaj. Neptuni favorizon lidhjet e reja miqësore dhe propozon zgjidhje të reja për çështje të vjetra. 2018-ta premton zhvillime produktive dhe qëndrueshmëri emocionale që do ju bëjë të jetoni qetësisht dashurinë që prej kohësh po kërkoni.

DASHURIA

Dashuri e qëndrueshme

Për shkak të situatës yjore dhe duke parë historinë tuaj sentimentale, – jo gjithmonë në lartësinë e pritshmërive tuaja-, dashurisë kërkojini vetëm një gjë: T’ju dhurojë siguri! Doni të frymëzoheni nga një dashuri solide e mbështetur në baza të forta, përveç përfshirjes seksuale që do t’ju shërojë nga zhgënjimet. Saturni në bashkëpunim me Plutonin do të dinë të ndezin erosin në raportin tuaj duke ju dhuruar aftësi të jashtëzakonshme në perfomancat tuaja mes çarçafëve.

Por duhet të bëni hapa të kujdesshëm, nëse doni të jeni të sigurt që edhe për personin e zemrës gjendja sentimentale i dhuron të njëjtat aspirata, përveç se është përfshirëse. Qëndrimi i gjatë i Afërditës tek Akrepi dhe Peshorja deri në 2018-ën (6 tetor – 16 nëntor) ju sugjeron të përdorni armën e durimit për një marrëdhënie që keni për zemër, ndërkohë që në pjesën qendrore të 2018-ës situata bazohet në ndjenja reciproke, bashkëpunim dhe tërheqje fizike. Për shumë persona do të jetë viti i kurorëzimit të një ndjenje shumë të rëndësishme.

PUNA

Situatë në rritje

2018-ta do të jetë një vit i favorshëm për punën. Shanset pozitive janë. Vështirë se do të rrëmbeheni nga plogështia dhe falë mbështetjes së planetëve pozitivë do të jepni më të mirën, duke përmirësuar pozitën tuaj. Të gjitha këto do sjellin afirmime të rëndësishme që do të kenë zhvillim gjatë 2018-ës.

Yjet nuk ju premtojnë një vit ku gjithçka është e mirëqenë, duhet një pjesëmarrje më aktive nga ana juaj. Dhe me mbrojtjen e tyre do të arrini të finalizoni zgjedhjet tuaja profesionale, duke arritur objektivat që i keni vënë vetes prej kohësh, me grintën  e zakonshme që dallon karakterin tuaj.

Në pjesën e parë të 2018-ës, Marsi mund të sjellë spekulime financiare të vazhdueshme. Progresi ekonomik është kushti ideal për të çuar përpara një marrëdhënie pune, ku nuk do të shihni të pakësohen aftësitë tuaja teknike dhe menaxheriale.

Në të njëjtën rrugë do të vazhdoni edhe në pjesën qendrore të vitit 2018, ndërkohë që në vjeshtë priten fitore dhe kënaqësi të reja profesionale të mbështetura nga Jupiteri që ndodhet në shenjën e Shigjetarit, që me ju do të jetë me siguri bashkëpunëtor shumë bujar.

PARATË

Luftoni për atë që është juaja

Situata financiare e fillimvitit është ajo që do ju bëjë të vendosni mbi zgjidhje precize dhe të detajuara: Do të ndërmerrni beteja të forta për të arritur mirënjohje dhe marrë meritat si personale ashtu edhe profesionale. Mos kini frikë, yjet janë shumë bujarë dhe do ju japin mundësi për të arritur përmirësime të mëdha.

SHËNDETI

Jepini trupit mundësinë për të shkarkuar stresin

Parashikimet për vitin 2018-të premtojnë: shkathtësi, fizik perfekt dhe gjallëri. Në pjesën e parë të 2018-ës përpiquni të mos dembeloseni dhe jepini organizmit mundësinë për të shkarkuar stresin duke bërë më shumë ushtrime fizike dhe sport. Kur të arrini format e dëshiruara duhet të dini t’i ruani për gjithë pjesën tjetër të vitit. Nuk do ju mungojë dëshira për të marrë pjesë edhe në gara të rëndësishme.

Please follow and like us: