Papa Françesku i shkruan letër shqiptarit
Petrit Kozeli është artizani shqiptar që jeton në Itali dhe që i dhuroi Papa Franceskut një palë këpucë me ngjyrat e flamurit shqiptar.
Për këtë gjest, Petrit Kozeli mori edhe një letër falenderimi nga Papa Francesku. Këtë letër, Petrit Kozeli ka vendosur ta bëjë publike.
“Ati i Shenjtë e falenderon për vëmëndjen e mendimit dhe për ndjenjat që e kanë shtyrë, dhe i kërkon që të lutet për Personin e Tij dhe për shërbimin e Tij ndaj Kishës, kërkon ndërhyrjen me ndërmjetësinë e Virgjëreshës së Shenjtë dhe që përçon me zemër Juve, familjarëve dhe personave të dashur Bekimin Apostolik, premtim e ç’do dëshire të mirë në Zotin”.
Firmosur nga Monsinjor Paolo Borgia, numri katër për postin në Vatikan.
Dhurata e Kozelit ka qenë në kuadër të vizitës së Papës në Shqipëri, i cili ka dashur t’i japë formë dhe ta materializojë mesazhin e paqes universale nisur nga Papa Françesku, siç edhe dy vjet më parë kishte bërë këpucët me tre ngjyra italiane për Presidentin e Republikës.