Protestë mashkullore kundër refuzimit për martesë nga femrat e fshatit
Në një fshat të Turqisë është zhvilluar një protestë e çuditshme. Burrat e fshatit Uzumlu, nuk duan më që të refuzohen kërkesat e tyre për martesë nga gratë e zonës. Në fakt, duket se martesa e fundit në fshat është bërë rreth 10 vjet më parë. Motivi duket se gratë, të mërzitura nga jetesa e një vendi të izoluar, nuk duan që të pranojnë dhëndra që do të ndërtonin jetën në atë fshat. Shumë prej tyre refuzojnë që të transferohen në qytete të mëdha si Stambolli apo Ankaraja. Në fakt popullsia në Uzumlu ka zbritur nga 400 në 233, banorë për dekadën e fundit. Për burrat është më e vështirë që të largohen, sepse ata drejtojnë ferma dhe kampe të trashëguara. Kjo i lidh ata me vendin dhe gjendja ekonomike është e mirë, pavarësisht se vuajnë mungesën e një bashkëshorteje. Ky fenomen është shumë frustrues për ata. Në protestë burrat beqarë i kërkuan ndihmë qeverisë, duke i premtuar se do të bënin të paktën nga 5 fëmijë.