Qyteti ku lejohen 3 të dashura njëherësh pa shkelur vijën e partisë
Nëse dikush dëshiron të ketë tre të dashura njëkohësisht dhe të mos ndihet në faj, mund të shkojë të jetojë në një qytet të Kinës, ku të paturit më shumë se një partnere është mëse normale.
Dongguan është i pozicionuar në jug të Kinës. Aty mund të konsiderohet thuajse si normë që banorët të kenë 3 të dashura në të njëjtën kohë. Kjo pasi raporti i femrave dhe i meshkujve është në disbalancë, përkatësisht 89 meshkuj për çdo 100 femra. Një burrë nga qyteti i Dongguan tha për mediat se është e turpshme për ta që të kesh vetëm një të dashur, pasi të gjithë do ta përqeshin. E ndërsa një tjetër banor u shpreh se është më e lehtë për të gjetur një të dashur sesa një punë në qytet. Situata është normale edhe për Xiao Lin, i cili tha për “Mail Online” se ka tre të dashura. Të gjitha e dinë për njëra-tjetrën. “Shumë nga miqtë e mi po ashtu bëjnë të njëjtën jetë si unë”, tha ai.