Skandal në parlament, 24.000 tentativa për të hyrë në faqe pornografike për 4 muaj
Stafi që punon në parlament tenton çdo 9 minuta të futet në faqet pornografike. Vetëm në 4 muajt e fundit ka pasur 24.000 kërkesa nga përdoruesit e kompjuterëve për të parë filma porno brenda ambienteve të parlamentit te Anglise.
Përdoruesit e rrjetit parlamentar, duke përfshirë deputetë, kolegë, staf dhe kontraktorë, përdorën pajisjet e tyre për të provuar të lidheshin me përmbajtjen e ndaluar 24,000 herë në vetëm katër muaj.
Ky lajm publikohet fill pas shkarkimit të zëvendëskryeministrit Damian Green, i cili u akuzua se shkarkonte dhe shihte vazhdimisht filma për të rritur në zyrën e tij, si edhe për ngacmim seksual, akuza këto të cilat ai më pas i ka mohuar.
Please follow and like us: