Albspirit

Media/News/Publishing

Suzana Tahiri, shqiponja e shqiptarisë

E njohim prej vitesh, si bukuroshe, si vajzë sensuale, me trupin si peshk. Emri i saj është Suzana Tahiri dhe publiku e njohu për herë të parë kur u bë pjesë e shout real “Shpija e Kosovës”.

E ëmbël, e qetë dhe pa dëshirën për t’u imponuar. Megjithatë, arriti të identifikohej mes shumë banorëve të këtij formati televiziv dhe të bëhej mjaft e pëlqyer nga audienca, që asaj kohe ishte e madhe.

Suzana, modelja e “Shpisë së Kosovës”, pas daljes nga shtëpia e izoluar, e vazhdoi suksesshëm karrierën si modele, duke u angazhuar në sfilita, reklama e fotosesione të shumta. Imazhi i saj ishte dhe vazhdon të jetë mjaft prezent, për shkak të bukurisë dhe veçantisë që e karakterizon. Suzana viteve të fundit është komentuar shumë edhe për tatuazhin në shpinë, shqiponjën dy krenare, që qëndron stoikisht në shpinën e bukuroshes vushtrriase. Çdo 28 nëntor, imazhi i saj aktualizohet shumë dhe shpina e saj me tatuazhin e madh mund të shihet kudo.

A po bëhet simbol i femrës shqiptare? A është modelja më patriote?

Bukuroshja është edhe e shkolluar, madje me master.

Ëndrra e saj është të bëhet Presidente e Kosovës. Suzana është një nga femrat e famshme që nuk kalon pa u komentuar edhe për jetën e saj private, madje e kanë lidhur edhe me figura të ndryshme. Thotë se të gjitha janë thashetheme, por nuk tregon asgjë për statusin e saj aktual.

Suzana u uron të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2018, me dëshirën që ky vit të jetë ekskluzivisht i shqiptarëve./kosovarja/

Please follow and like us: