‘Të dua, e dashura ime perfekte’, letrat e dashurisë për Marilyn Monroe
Joe DiMaggio ishte i dashuruar me Marilyn Monroe. Vajtoi në funeralin e saj dhe për 20 vjet i dërgoi lule në varr. Kërkoi ta bënte për vete kur ajo bëri publike divorcin e saj, duke i shkruar disa letra. “Të dua dhe dua të rri me ty… E kam zemrën të thyer”, shkruhej në letrat që ai i dërgonte asaj.
Këto letra tani bëjnë pjesë në “Arkivin e humbur” të Marilyn, sepse ajo ia dhuroi mësuesit të saj të recitimit para se të vdiste. Midis tyre janë edhe ato të burrit të tretë të saj Arthur Miller. Në letrat e tij shkruhej: “Nëse të kam bërë të qash, ose të kam mërzitur qoftë edhe për një sekondë, më fal, e dashura ime perfekte”.
Please follow and like us: