Botohet antologjia e poezisë moderne iraniane
Sapo është botuar “Trëndafila Persie”, antologji e poezisë moderne iraniane përgatitur nga Klubi i Poezisë në Tiranë
Libri përmbledh 87 autorë iranianë të shekullit të 20-të, kryesisht me nga një poezi. Përkthyes është Kujtim Morina.
Në parathënien e librit, Aziz Mahdi shkruan:
“Përmbledhja aktuale e poezisë moderne persiane sjell disa nga poetët më të mirë iranianë të 100 vjetëve të fundit, duke filluar nga Nima Yushij (babai i poezisë moderne persiane) deri në periudhën aktuale. Tematika e poezive varion në një gamë të gjerë të subjekteve që nga motivet mistike, sociale, të dashurisë, politike, etj. Duke qenë të vetëdijshëm se asnjë antologji nuk mund të pretendojë të përfshijë të gjithë poetët e njohur të një periudhe të caktuar, hartuesit e kësaj përmbledhjeje (tre poetë të njohur bashkëkohorë persianë) kanë përzgjedhur me kujdes një larmi të gjerë të poetëve bashkëkohorë për të dhënë një panoramë sa më të plotë apo një vështrim sa mund të kapë syri të zogut të poezisë moderne persiane. Veçoritë e imazhit, ato retorike dhe personale janë portretizuar në poezi të veçanta të përzgjedhura nga secili poet (dhe në rast të poezive të shkurtra janë përzgjedhur dy të tilla)”.
Botimi i këtij libri u bë me mbështetjen e Fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” me qendër në Tiranë.
Sohrab Sepehri
Shtëpia e vjetër
Ku është shtëpia e vjetër?
Ishte muzg kur pyeti kalorësi.
Qiejt ndaluan për një moment.
Kalimtari i ktheu shpinën rrezes së dritësqë po i pushonte në buzëdrejt mugëtirës së rërës,drejtoi gishtin drejt një plepidhe tha: përpara asaj pemeështë një kopsht anës rrugësmë i gjelbër sesa ëndrrat e Zotitku dashuria është aq blu si puplat e besimit dhe ndershmërisë.
Rruga deri në fund të atij shtegudo t’ju çojë mu pasrrugicave të adoleshencës,kthehesh pastajdrejt lules së vetmisë.
Vetëm dy hapa përpara se ta arrish atë lule,ndalo pranë burimeve hyjnore të miteve të botësku do të ndjehesh i pushtuarnga frika e gjithëpushtetshme.
Në atë mjedis të hirshëm dhe intimdo të dëgjosh një frushullimë,do të shohësh një fëmijëngjitur në një pishëduke kapur një zogthnga foleja e dritës.
Atë duhet të pyesësh,ku është shtëpia e vjetër?