Femra me këmbët më të gjata në botë e suksesshme edhe si modele, por e pamundur të bëjë dy gjëra
Këmbët e gjata e bëjnë një femër të jetë edhe më atraktive, por kjo ruse kishte befasuar botën e gjatësinë e këmbëve.
Ekatarina Lisina ia kalon jo vetëm kolegeve të saj manekene, por të gjitha femrave në botë, përcjellë GazetaMetro.net
Këmbët e saj janë të gjata 1 metër e 33 cm, që është edhe rkordi i ri në Librin e Ginisit. Ajo kishte vendosur të kontaktonte zyrtarët e Ginisit të cilët e shpallën si femrën me këmbët më të gjata.
Qysh në moshë të re ajo kishte arritur gjatësinë 2 metra e 5 cm, ndërsa tregon se kishte vetëbesim të ulët për shkak se shumëkush në shkollë tallej me gjatësinë e saj.
Tani është e suksesshme edhe si modele, ndërsa tregon se këmbët e gjata e pengojnë shumë kur bën dy gjëra.
Jam me fat që kam këmbë të gjata, por kjo ka edhe anët jo të mira. Problemi më i madh është kur ulem në veturë apo në aeroplan, sepse është mision pothuaj i pamundur. Me gjitha vështirësitë, nuk do të ii ndërroja për asgjë këmbët e mia”, u shpreh Lisina. /gazetametro.net