Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Shqipëria hynte në Traktatin e Varshavës

Për herë të parë po botojmë në mediat në gjuhën shqipe dokumentin e themelimit të Traktatit të Varshavës. Cdo anëtar i këtij traktati duhet të firmoste kopjet e aktit të formimit në të gjitha gjuhët e vendeve anëtare. Meqenëse arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë janë ende të mbyllura për studiuesit jemi detyruar të publikojmë firmat e përfaqësuesve të vendeve themeluese në kopjen cekosllavake të dokumentit të themelimit të këtij pakti.

Meqenëse emri i Shqipërisë në rusisht fillon me shkronjën A vendi i parë në listën e nënshkruesve është Shqipëria. Në faksimilen e dokumentit themelues të paktit duket qartë firma e kryeministrit Mehmet Shehu, vula e kryeministrisë ndërsa teksti është në gjuhën ceke, sepse faksimilja është e kopjes cekosllovake të aktit të formimit të Traktatit të Varshavës. Në tekst shkruhet: Kryeministri I Republikës Popullore të Shqipërisë.

Traktati i Varshavës

Ky traktat i quajtur Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimitu dhe Ndihmës së Përbashkët u nënshkrua në Varshavë në 14 maj 1955. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kryeministrat dhe ministrat e mbrojtes së vendeve nënshkruese: Bashkimi Sovjetik, Shqipëria, Bullgaria, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Sovjetikët në ceremoni krahas kryeministrit Bulganin kishin sjellë dhe  komandantin e parë të ushtrive të traktatit mareshalin Konjev. Si vëzhgues në mbledhje merrte pjesë edhe mareshali Pin Den Hua, ministri i Kinës komuniste. Në mbledhjen themeluese merrnin pjesë edhe kryeministrat e republikave sovjetike të Ukrainës, Bjellorusisë, Letonië, Estonisë dhe Lituanisë.

Traktati i Varshavës u vetëshpërbë në vitin 1991, kur në të gjitha vendet anëtare komunizmi kishte rënë de jure duke humbur kështu thelbi i themelimit të këtij pakti: gjegjësisht ndihma reciproke ushtarake ndërmjet vendeve komuniste. Shqipëria doli zyrtarisht nga ky traktat në shtator 1968./CityNews/

 

Please follow and like us: