Albspirit

Media/News/Publishing

Kush ishte çifti shqiptar, që humbi jetën në një aksident në Greqi

Ky është çifti shqiptar, që humbi jetën pak ditë më parë në një aksident tragjik në Greqi. Vasilika Alija, 25-vjece, nga fshati Dorez i Librazhdit dhe Jani Shkurti, 35 vjeç, humbën jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti rrugor tre ditë më parë.  Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë në aksin rural Xorterou – Koimisis në Seres të Greqisë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, mjeti ka dalë nga rruga duke lënë të vdekur në vend çiftin që prej vitesh jetonin në Greqi. Në makinë ndodhej edhe vajza e tyre, e cila ka arritur të shpëtojë nga kjo ngjarje. Automjeti ku udhëtonte familja nga Shqipëria, humbi kontrollin dhe u përlas me forcë me barrierat anës rrugës.

Please follow and like us: