Papa Gjon Pali dhe lidhja e dashurisë 30 vjeçare me grua të martuar, zbulohen letrat
Papa Gjon Pali i II-të ka patur një lidhje dashurie me një grua të martuar, marrëdhënie që ka zgjatur për më shumë se 30 vjet.
Kjo është zbuluar përmes qindra letrave dhe fotografive që tregojnë historinë dhe marrdhënien e ngushtë mes Papës dhe një vajzë, në atë kohë e re.
Këto dokumentet zbulojnë disa fakte interesante për Papën i cili ka vdekur në vitin 2005.
Miqësia e tyre filloi në vitin 1973 kur Anna-Teresa Tymieniecka kontaktoi Papën, Kardinalin Karol Vojtila, atëherë Kryepeshkop i Krakov, në lidhje me një libër mbi filozofinë që kishte shkruar, shkruan rrjeti britanik BBC,që zbulon letrat por edhe fotografi të Papës dhe Anna Teresa.
Menjëherë pas këtyre takimeve çifti filloi të kishin takime më të shpeshta. Në fillim letrat e Kardinalit ishin formale, por pasi miqësia e tyre u rrit, ato letra u bën më intime.
Në një letër të vitit 1974, Anna Tereza nis ti dërgojë Papa Gjon Palit letra intime, shumë personale. Pas kësaj, Karol Vojtila e ftoi atë në shtëpinë e tij, për një fundjavë, për të bërë ski së bashku por disa foto zbulojnë se zonja Tymieniecka e ka takuar atë edhe vite më vonë në Vatikan.
Në 1976, Karindali Vojtila i ktheu vizitën teresës në shtëpinë e prindërve të saj në Nju England, e ku duket se ka nisur edhe historia mes ciftit.
Në letrat intime të mëpasshme, Papa e përshkruan teresën si një dhuratë nga zoti. Letrat e zonjës Tymieniecka i janë shitur Librarisë Kombëtare Polake në vitin 2008, 6 vjet pas vdekjes së saj dhe kjo e fundit ende nuk e ka konfirmuar lajmin. Kjo është një nga sendet më të çmuara të zonjës, që i la amanet fëmijëve të saj para vdekjes, këtë varëse që është dhuratë e Papa Gjon Palit.
Anna Teresa nuk është mikesha e parë e Kardinalit Vojtila, ai ka këmbyer letra për dekada me rradhë edhe me psikiatren Wanda Poltawska.
Por letrat me Anna Teresa janë më intime, që nënkuptojnë se ata e kanë kapërcyer fazën e miqësisë. Vatikani ende nuk ka reaguar për lajmin dhe fotot që kanë bërë deri më tani xhiron e botës.