Albspirit

Media/News/Publishing

Reklamë me murgeshë “topless” para vizitës së Papës

Policia italiane po heton një firmë veshjesh për blasfemi, pasi një reklamë e madhe me një murgeshë “topless” është vënë në faqen e një godine para vizitës së Papa Françeskut në Napoli, vizitë që do të zhvillohet në datën 21 mars. Reklama e kompanisë Rosso di Sera tregon një modele të veshur si murgeshë dhe që mbulon me duar gjoksin. Kjo reklamë 9 metra e gjatë ka bërë që vendasit të ankohen në polici, pasi sipas tyre, kjo është blasfemi dhe fyese ndaj besimit. Por, një zëdhënës i kompanisë tha se kjo reklamë nuk ishte aspak një gjetje marketingu, por ishte programuar para se të njoftohej vizita e Papës.

Please follow and like us: