Hapet portali për punësimin e infermierëve, si të aplikoni?
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot hapjen e portalit për punësimin “Infermierë për Shqipërinë”.
Sipas kryeministrit Rama, ky portal do të garantojë transparencës për çdo infermier i cili kërkon të punësohet.
Përzgjedhja do të bëhet me anë të testimit, ku secili në bazë të pikëve do caktohet në një zonë përkatëse.
Gjithë procedurat për aplikim janë të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
“Nga sot ka vetëm një mundësi punësimi si infermiere a infermier në vend – Portali “Infermierë për Shqipërinë”. Kjo dritare e re do të ofrojë jo vetëm mundësi punësimi reale sipas një sistemi transparent te vlerësimit të meritës, POR mbi të gjitha do të sigurojë që kurrë më infermierët të mos ndahen sipas partive e të fitojnë apo humbasin vendin e punës për shkak të partive, ” – shkruan Rama në rrjetet sociale.
Linku për të aplikuar në portalin e punësimit të infermierëve:
http://infermierepershqiperine.al/