Albspirit

Media/News/Publishing

Maryam Rajavi dërgon një mesazh tubimit në Washington, D.C. në mbështetje të kryengritjes së Iranit

Megjithë temperaturat nën zero, qindra amerikano iranianë bënë tubimin e tyre të dytë përballë Shtëpisë së Bardhë brenda pak javësh për të shprehur solidaritetin me protestat mbarëkombëtare kundër regjimit klerikal në Iran. Zonja Rajavi presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dërgoi një mesazh video në këtë tubim, në vijim është pjesë e mesazhit:

Bashkëatdhetarë liridashës, personalitete të nderuara,

Doja t’ju përshëndesja që jeni mbledhur këtu për të shprehur mbështetjen për protestuesit e guximshëm dhe të rinjtë e të rejat që janë ngritur në Iran dhe për të përkujtuar dëshmorët fisnikë të kryengritjes së Iranit.

Mijëra nderime për dëshmorët e mëdhenj të Doroudit, Tuyserkanit Noorabadit, Izehit, Shahinshahrit, Ghahdarijanit, Homayounshahrit dhe Jouyabadit të Isfahanit dhe qyteteve të tjera iraniane.

Me kryengritjen e tyre, bashkatdhetarët tanë e kanë sjellë kombin më afër realizimit të ëndrrave që i janë shtypur për më shumë se 100 vjet. Ata kanë dëshmuar se vërtet është e mundur të çlirohet Irani nga zgjedha e një diktature fetare.

I bëj thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të mbështesë popullin e Iranit dhe Rezistencën iraniane dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Përveç dënimit të regjimit dhe mbështetjes së protestuesve, Komuniteti Ndërkombëtar duhet të ndërmarrë masa specifike praktike për të parandaluar që regjimi në pushtet në Iran të godasë më tej demonstruesit.

Please follow and like us: