Nga spiune në SHBA, në politikane ruse
Deri një vit më parë, emri i Anna Chapman ishte tërësisht i panjohur për këdo në botë. Megjithatë, ajo u vendos shumë shpejt në qendër të vëmendjes, pasi u arrestua nga autoritetet amerikane, së bashku me nëntë studentë të tjerë rusë, të dërguar me detyra spiunazhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata fituan edhe më shumë famë, kur u shkëmbyen me katër agjentë të fshehtë të CIA-s, të arrestuar në Rusi. Shkëmbimi ndodhi në mënyrë të rrufeshme në aeroportin e Vienës, aq shpejt sa askush nuk mundi të bënte ndonjë fotografi rreth ngjarjes.
Zonjusha Chapman u shndërrua në drejtuese të sektorit rinor të partisë së Kryeministrit Putin dhe është vendosur edhe në listën për deputete e parlamentit krahinor të Vollgogradit.
Përveçse duket se do të ketë një karrierë në ngritje në politikë, Anna është shndërruar edhe në një simbol seksual në vendin e saj, sidomos pasi revista erotike ‘Maxim’ publikoi disa foto të saj erotike, duke mbajtur një pistoletë në dorë.
E lindur në Vollgograd, Anna Chapman ëndërronte të shndërrohej në një “James Bond” të shekullit XXI, por pasi identiteti i saj i rremë u zbulua në SHBA, tani me identitetin e vërtetë, është duke korrur sukses në Rusi.