Albspirit

Media/News/Publishing

Oprah Winfrey: E vërteta na bën më të lirë

 

Në vitin 1964 isha një vajzë e vogël ulur në katin përdhesë të shtëpisë së nënës në Milwaukee duke parë Anne Bancroft e cila prezantonte Oskarin për aktorin më të mirë në vitin e 36-të të Academy Awards. Hapi zarfin dhe tha pesë fjalë që bënë histori: “Fituesi është Sidney Poitier”. Në skenë u ngjit njeriu më elegant që kam parë ndonjëherë, kravata e tij ishte e bardhë, lëkura me ngjyrë dhe ai u duartrokit. Kurrë nuk kisha parë që të festohej për një njeri me ngjyrë. Jam përpjekur shpesh herë të shpjegoj se çfarë nënkuptonte ai çast për një vajzë të vogël, një fëmijë që shikon nga ulëset e lira, ndërkohë që nëna kockë e lëkurë nga lodhja e pastrimit të shtëpive të njerëzve të tjerë, shfaqej në derë. Por e gjitha çfarë bëj është citimi i asaj që Sidney thotë në “Lilies of the Field”, “Amin, amin, amin, amin”.

Në vitin 1982, Sidney mori çmimin Cecil B. DeMille këtu në skenën e Golden Globes dhe në mendjen time vazhdon qëndron imazhi i disa vajzave të vogla që shikojnë ndërsa unë bëhem gruaja e parë me ngjyrë që i jepet i njëjti çmim. Është një nder: është një nder dhe privilegj të ndaj mbrëmjen me të gjithë ato dhe gjithashtu me burrat e gratë e mrekullueshëm që më kanë frymëzuar, të cilët më kanë sfiduar, mbështetur dhe e mundësuan udhëtimin tim gjer në këtë fazë. Dennis Swanson i cili më dha shansin për A.M. Chicago, ndërkohë që më shihte në shfaqje i thoshte Steven Spielberg, ajo është Sophia në ‘The Purple Color’. Gayle e cila ka qenë mikja ime dhe Stedman, i cili ka qenë shkëmbi im.

Dua të falënderoj Shoqatën e Gazetarëve të Jashtëm të Hollywood-it. Ne e dimë se shtypi është nën vëzhgim këto kohë. Ne gjithashtu e dimë se është përkushtimi i palodhur për të zbuluar të vërtetën absolute që nuk na lejon të bëjmë një sy qorr ndaj korrupsionit dhe padrejtësisë. Gjithashtu, për tiranët dhe viktimat, dhe sekretet e gënjeshtrat. Dua të them se e vlerësoj shtypjen më shumë se kurrë më parë ndërsa përpiqemi të lundrojmë në këto kohë të ndërlikuara, gjë që më sjell në përfundimin se: ajo që unë di me siguri është që të thuash të vërtetën është mjeti më i fuqishëm që kemi të gjithë ne. Dhe unë jam veçanërisht krenare dhe e frymëzuar nga të gjitha gratë që janë ndier mjaft të forta dhe të fuqishme për të folur dhe për të ndarë historitë e tyre personale. Secili prej nesh në këtë dhomë festohet për shkak të tregimeve që mbartim dhe këtë vit u bëmë pjesë e historisë.

Please follow and like us: