Albspirit

Media/News/Publishing

Anektoda pa fund në Bashkimin e madh Sovjetik, argëtimi i Gorbaçovit…

 

“Kur Nikita Hrushovi mori fjalën në Kongresin me dyer të të mbyllura të Partisë Komuniste Sovjetike në shkurt 1956, shumë nga delegatëve u ra të fikët, disa pësuan atak në zemër, ndërsa disa u shkëputën nga vodka dhe kryen vetëvrasje më vonë. Ishte nisja e famshme dhe zyrtare e “destalinizmit”

Ky është vetëm një nga mijëra përshkrimet që tregon frikën e vazhdueshme të qytetarëve të ish-Bashkimit Sovjetik që pas fitores së Revolucionit të Tetorit. Sipas sociologut britanik, Christie Davies, në këtë situatë ku të gjithë jetonin nën çizmen e partisë dhe ku fjala “zotëri”  u zëvendësua me fjalën “shok” apo fjalë të tilla si komisar, kulak, sovjetik, direktiva, proces etj..  u bënë pjesë e terminologjisë kishte dhe nga ata që kërkonin ishuj lirie.

Pavarësisht represionit,  sovjetiku i thjeshtë e gjeti veten te humori dhe anekdodat që pëshpëriteshin në rradhët e gjata për ushqim, në stacionin e autobusit, në qelitë apo kampet e disidentëve. Nuk ishte një “revolucion i vogël”, por një mënyrë për t’i mbijetuar urisë, frikës dhe paranojës.

Një vëllim i madh me  mijëra anekdota në rusisht dhe në gjuhën angleze janë përkthyer së fundmi edhe në greqisht nga historiani George Tsaknis. Ai thotë se anekdodat janë gjetur jo vetëm në Bashkimin Sovjetik, por edhe në vendet e tjera të bllokut Lindor, ku shtypja dhe frika ishin të pranishme.

Anekdotat në periudhën e Leninit, Stalinit, Hrushovit, Brezhnjevit, apo Gorbaçovit prekën deri tabutë më të thella të komunizmit. Për Hrushovin dhe Brezhnjevin anekdotat thonë: “Hrushovi provoi se edhe një budalla mund të qeverisë, ndërsa Brezhnjevi provoi se një budalla nuk mund të qeverisë”. Gorbaçovi ashtu si Stalini kishte kërkuar që çdo javë t’i zgjidhnin disa anekdodat të tilla me të cilat argëtohej. Edhe Ronald Reagan bënte të njëjtën gjë.

Sovjetikët nuk e humbën në asnjë moment vetë-sarkazmën e tyre siç dëshmon kjo anekdodë: “Ju flet Radio Armenia. Dëgjuesit na pyesin: “A do të ketë polici kur ne të kemi ndërtuar komunizmin?”. Ne përgjigjemi: “Natyrisht që jo. Qytetarët do kenë mësuar të arrestohen vetë”.

http://www.kathimerini.gr/942422/article/politismos/vivlio/gia-gelia-kai…

Please follow and like us: