Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e Alaskës, si SHBA ia bleu Rusisë për 7 milionë dollarë dhe kuriozitete të tjera

Para se të bëhej territor i SHBA-së, Alaska i përkiste Rusisë. Rusia i ofroi Amerikës territorin e Alaskës për shitje në 1867. Blerja kushtoi 7 milionë e 200 mijë dollarë.

Në vitin 1896 në Alaska u zbulua flori në masë të konsiderueshme. Një vit më pas 50 000 njerëz u dyndën drejt Alaskës në kërkim të arit. Në territorin e Alaskës u zbuluan edhe metale të tjetra si bakër, qymyr, platin etj.

Megjithatë pasuria më e madhe e Alaskës është peshkimi dhe tregëtia e gëzofëve. Zhvillimi i industrisë së peshkimit dhe minerare si edhe fillimi i agrikulturës kërkonte një qeverisje më efektive të territorit të Alaskës. Kështu, në vitin 1912, asaj iu dha e drejta e vetëqeverisjes. Gjatë kësaj periudhe minierat e bakrit ishin të kontrolluara nga korporatat e mëdha që mund të përballonin shpenzimet e kërkimit të mineraleve nëntokësorë. Gjatë periudhës së depresionit në Amerikë, meqenëse çmimi i arit në Alaska ishte stabël, minierat e arit atje u bënë shumë fitimprurëse.

-49things-glacier

Më 3 janar 1959, Alaska pranohet si shteti i 49-të i SHBA-së. Alaska ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit të Amerikës së Veriut. Kufizohet në lindje me Kanadanë, Oqeanin Arktik në veri, Oqeanin Paqësor në perëndim dhe me Rusinë (Siberinë) në jug.

Alaska është shteti më i madh për nga territori në Shtetet e Bashkuara dhe i katërti me popullsi më të rrallë. Përafërsisht gjysma e popullsisë së Alaskës prej 740 mijë banorësh jeton brenda zonës metropolitane të kryeqytetit Anchorage.

-49things-iliamna

Ekonomia e Alaskës mbizotërohet nga prodhimi i naftës, gazit natyror, dhe industria e peshkimit. Turizmi është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Edhe pse ka qenë e banuar prej mijëra vjetësh, nga shekulli 18-të, fuqitë evropiane filluan ta shihnin Alaskën si një territor të varfër në burime minerare a natyrore, dhe që nuk ia vlente të investohej. Emri “Alaska” vjen nga rusishtja që do të thotë “kontinent”, “breg” ose “tokë e madhe”.

1 – Alaska ndodhet më pak se 50 milje nga Rusia

2 – Në Alaskë lejohet me ligj qëllimi i arinjve me armë, por ta zgjosh një ari që fle për t’i bërë një foto, është e ndaluar

3 – Temperatura mesatare në muajin janar është -1 gradë.

4 – Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Alaskë ishte në vitin 1915, 100 gradë Fahrenheit.

5 – Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Alaskë ishte në vitin 1971, -80 gradë Fahrenheit.

6 – Alaska është përgjegjëse për 25 për qind të naftës së prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

-49things-lights

7 – Alaska është i vetmi emër shteti shkronjat e të cilit ndodhen në të njëjtin rresht në tastierë.

8 – Nga 20 majat më të larta në Shtetet e Bashkuara, 17 janë në Alaskë, duke përfshirë edhe majën më të lartë në Amerikën e Veriut, Denali.

9 – Alaska përmban më shumë se 100 vullkane dhe fusha vullkanike të cilat kanë qenë aktive në dy milion vitet e fundit.

10 – Alaska është i vetmi shtet që nuk ka mbledhur taksën e shitjes shtetërore ose të vendosë një taksë mbi të ardhurat individuale.

11 – Industria e peshkimi dhe prodhimet e detit është rrjeti më i madh punëdhënës privat i shtetit

12 – Salmoni më i madh i kapur ndonjëherë ishte në lumin Kenai në Alaskë, 50 kg.

13 – Ka më shumë se 3.000 lumenj dhe 3 milion liqene në Alaskë.

14 – Liqeni më i madh i Alaskës, Liqeni Iliamna, është afërsisht në madhësinë e qytetit Connecticut, SHBA.

15 – Alaska ka më shumë vijë bregdetare se pjesa tjetër e Shteteve të Bashkuara të kombinuara (më shumë se 34.000 milje).

16 – Alaska ka më shumë ujë në brendësi se çdo shtet tjetër.

-49things-boat

17 – Alaska është shteti i vetëm që të ketë brigje në tri dete të ndryshme: Oqeanin Arktik, Oqeani Paqësor, dhe Detit Bering.

18 – Zogu shtetëror i Alaskës quhet “ptarmigan”.

19 – Në vitin 1897, patatet ishin aq shumë të vlerësuar për përmbajtjen e tyre të vitaminës C sa që minatorët tregtonin arin për to.

20 – Beteja e vetme gjatë Luftës së Dytë Botërore, që u zhvillua në tokën amerikane u bë në vitin 1943, pasi japonezët pushtuan Ishujt Aleutinë.

21 – Sporti kryesor në Alaskë luhet me qentë, pasi dikur përdoreshin si mënyra kryesore për transport.

22 – Më shumë se gjysma e akullnajave në botë mund të gjenden në Alaskë.

23 – Alaska ka dendësinë më të ulët të popullsisë në një person për milje katror.

24 – Nëse New York-u do të kishte të njëjtën dendësi te popullsisë si Alaska, vetëm 16 persona do të jetonin në Manhattan.

25 – Bennie Benson dizajnoi flamurin e Alaskës në vitin 1926 në moshën 13-vjeçare. Ai u bë flamuri zyrtar shtetëror pas miratimit të Alaskës në vitin 1959.

26 – Të huajt zbuluan për herë të parë Alaskën në vitin 1741, kur eksploruesi danez Vitus Bering Jonassen bëri një udhëtim nga Siberia.

27 – Kur dielli lind më 10 maj, nuk ulet për gati tre muaj. Kur ai ulet më 18 nëntor, banorët nuk e shohin diellin për gati dy muaj.

28 – Nga 10 tërmetet më të forta të regjistruara ndonjëherë në botë, tre kanë ndodhur në Alaskë.

-49things-mckinley

29 – Çdo vit Alaska ka rreth 5.000 tërmete mbi 3.5 të shkallës Rihter.

30 – Perimet gjigante janë të zakonshme në Alaskë për shkak të ditëve shumë të gjata në verë. Alaska ka rritur një lakër me peshë 50 kg.

31 – Rreth 52 për qind e popullit të Alaskës janë burra – përqindja më e lartë e çdo shteti.

32 – Pjesa më e madhe e salmonit dhe gaforreve që shkojnë në Atlantikun Veriut vijnë nga Alaska.

33 – Është e paligjshme të pëshpëritësh në veshin dikujt, ndërsa ata janë duke bërë gjueti në Alaskë.

34 – Dy pyjet më të mëdha të vendit janë të vendosura në Alaskë, Tongass, dhe Chugach.

35 – Alaska ka bimë helmuese që veprojnë nëse preken.

Please follow and like us: