Albspirit

Media/News/Publishing

Kejvina Kthella zhvishet, halla debaton me fqinjin

U diskutua gjatë dalja e parë në “Xing me Ermalin”, e modeles Kejvina Kthella. Prej një jave Kejvina po komentohet pafund për çështjen “Kishte apo jo të brendshme?”. Në një intervistë për “Jo vetëm mode”, velina e Xingut ka sqaruar edhe njëherë që kishte veshur të brendshme e madje ka zbuluar se nuk e dinte që fustani kishte dy të çara. “Nuk e kisha idenë që fustani kishte dy të çara. Fustani im u keqkuptua. Kisha veshur të brendshme, por njerëzit duan t’i shohin gjërat ndryshe”, u shpreh Kejvina. Po familja e saj si ka reaguar pas performancës? Kejvina nuk deshi të fliste për këtë pjesë, por tregoi incidentin që i kishte ndodhur hallës së saj. “Halla ime ishte zënë me fqinjin sepse ai i kishte thënë që unë kam dalë pa të brendshme. Tani nuk flasin më”, tha Kejvina me humor.

Please follow and like us: