Albspirit

Media/News/Publishing

Nikolla: Më 1 shkurt në të gjitha shkollat publike ndryshon programi mësimor

Ministrja e Arsimit foli për herë të parë për ndryshimin e programit mësimor në shkolla. Lajmi u dha dje nga Kryeministri, por ministrja Lindita Nikolla e përforcoi sot duke thënë qartë se programi mësimor ndryshon në gjithë Shqipërinë nis nga data 1 Shkurt. Bëhet fjalë për shkolla publike, të arsimit fillor dhe 9 vjeçar pasi ato private kanë programe specifike.

Kësisoj në programin e ri është parashikuar që nxënësit të mos bëjnë më shumë se tre lëndë në ditë. Orët e mësimit nuk do të jenë më 45 minuta, por plot 1 e 30 minuta.

Pra nga klasa e parë deri në të 9-ën nxënësit do bëjnë çdo ditë më pak lëndë por do qendrojnë më gjatë në shkollë. Nëse aktualisht një nxënës i arsimit fillor përfundon mësimin në orën 12:00 me programin e ri do të qendrojnë në shkollë deri në orën 13:00.

Please follow and like us: