Pas 13 ditësh heshtjeje, Khamenei pranon vazhdimin e kryengritjes dhe PMOI si organizator të saj
Khamenei: PMOI e kishte organizuar (kryengritjen) që prej disa muajsh, ata përzgjodhën disa njerëz brenda vendit; gjithashtu, ata i bënë thirrje popullit që t’i bënte njerëzit t’i ndiqnin
Pas një heshtje vdekjeje dhe shumë të gjatë, Khamenei u shfaq në ditën e trembëdhjetë të kryengritjes dhe pranoi se ajo vazhdon. Ai tregoi frikën e tij për zemërimin e njerëzve dhe, me një ton të kundërt, theksoi faktin se Rezistenca iraniane dhe PMOI janë alternativa ndaj regjimit të tij.
Khamenei gjithashtu tha se PMOI “ishte gati që prej muajsh… që prej disa muajsh më parë, (ata ishin të gatshëm) për ta organizuar, për t’u takuar me këtë person dhe për të zgjedhur disa njerëz brenda vendit, për t’i gjetur dhe ndihmuar, kështu që do të vinin e do t’u bënin thirrje njerëzve. Ata e shpallën thirrjen e tyre dhe hodhën parrullën ‘Mjaft me çmime të larta’. Kjo është një parrullë që e pëlqejnë të gjithë dhe ata arritën të bënin me vete disa njerëz me këtë parrullë. Dhe, më pas, mund vinin në vendin e ngjarjes, të ndiqnin qëllimet e tyre dhe t’i bënin njerëzit që t’i pasonin”.
Kryengritjen e përhapur në 131 qytete dhe në të gjitha krahinat e vendit ai e quajti “fishekzjarre dhe dinakëri”. Megjithatë, në mënyrë të pashmangshme, iu desh të pranonte se kryengritja vazhdon. Duke folur për protestuesit, ai tha: “Agjentët e armiqve nuk do të heqin dorë.” Kjo ndodhi në një kohë kur Jafari, komandanti i IRGC, kishte njoftuar një javë më parë se kryengritja kishte mbaruar dhe Rouhani i kishte thënë presidentit turk se trazirat do të përfundonin për dy ditë.