PD kërkon dorëheqjen e Gramoz Ruçit
Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, pasi sipas saj ai kryer puç kushtetues më 18 dhjetor. Kjo kërkese është bërë sot në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.
“Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emërua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting”, ka thënë kreu i grupit parlamentar të PD-së. Panorama ka zbardhur dhe debatin që ka ndodhur sot në mbledhjen e Byrosë, mes Spahos dhe Ballës.
Spaho: Me 18 Dhjetor u krye puç kushtetues, i urdheruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi. Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emerua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting. Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit eshte t’i jape mbrojtje ligjore pushtetit te inkriminuar dhe te korruptuar te Edi Rames. Opozita nuk mund te lejoje shkeljen e vazhdueshme te Kushtetutes dhe delegjitimimin e insititucioneve. Opozita do te qendroje fort ne mbrojtje te Kushtetutes dhe institucioneve demokratike.
Balla: Kushtetuta ka percaktuara se 28 deputetë mund te kerkojne interpretimin ne Gjykate Kushtetuese te vendimeve qe merr parlamrnti. Mund ti drejtoheni asaj.
Spaho: Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit per te mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut nderkombetar te droges, Vangjush Dakon nga pergjimet e sherbimeve te huaja per blerjen e votes nga kriminelet ne kembim te tenderave, Qazim Sejdinin per lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve. Opozita nuk mund te lejoje shkeljen e vazhdueshme te Kushtetutes dhe delegjitimimin e insititucioneve. Doreheqja e Ruçit eshte hapi i pare i kthimit te normalitetit ne parlament.