Albspirit

Media/News/Publishing

Politikanët lënë nam, nuk shkojnë në katundin e lavdishëm “Qinam”

qinam-tabela.jpg

Një njoftim shumë i çuditshëm, para se te dorehiqej Kreshnik Spahiu, ka mbërritur në redaksinë e infoelbasani.al. Një banor, që nuk dëshiron të identifikohet, shkruan se emri që mban fshati po u sjell mjaft tersllëk.

Fshati quhet Qinam që, sipas gjuhëtarëve dhe historianëve, e mban këtë nofkë pasi të parët ishin me nam në ritin njerëzor. Që nga ajo kohë fshati nuk ka parë më hajër…

“Më në fund ne e kemi kuptuar se përse nuk vijnë në fshatin tonë. Fajin e ka emri. Asnjë politikan nuk shkel tek ne. Sepse emri i tij tingëllon keq në lajme “qinamasit kërkuan”, “qinamasit thanë”, “qinamasit duan”, “qinamasit bëjnë”, “qinamasit kanë dëshirë”, “qinamasit votuan”. Jemi në hall të madh e nuk dimë çfarë të bëjmë. Po ju drejtohemi edhe ju: A mund të ndryshojë emri i fshatit se ne kemi gjetur pikën e belasë? Shumë prej banorëve po e braktisín fshatin. Në fakt iu pëlqen të krenohen me domethënien, por çfarë ta duan. Ne nuk kemi as rrugë, as ujë, kujdes shëndetësor. Shkurt ne jemi kot. Të na rrojë nami…”.

Dhe kjo duket se është mjaft e vërtetë. Rrallë kemi dëgjuar kronika për fshatra shqiptarë si Qelbës, Karaqipidhis, Elpidhiana, Paulesh, Rrenas, Hundëkuq, Symizë, Kryevidh, Gjinkar, Kardash, Xhylekar etj.

Please follow and like us: