Shaban Murati akuzon Artan Fugën: Vëllezërit Fuga, simboli i Katovicës në kohët e sotme
Diplomati i njohur Shaban Murati, ka lëshuar një akuzë shumë të fortë ndaj Artan Fugës, i cili është pozicionuar qartazi me PD-në.
Sipas tij, mënyra se si funksionon familja Fuga, është shëmbulli më i mirë për të kuptuar se si ka funksionuar e po funksionon Katovica në Shqipëri.
“Ata, që nuk e kanë kuptuar ende si funksionon Katovica në Shqipëri, mjafton të shohin sot në skenën politike të Tiranës një familje të njohur të ish-Bllokut, ku njëri vëlla i bën projekte kryeministrit të opozitës, kurse vëllai tjetër i bën projekte kryeministrit të pozitës, xhaxhai i ulet në prehër kryeministrit të opozitës, kurse nipi i ulet në prehër kryeministrit të pozitës.
Paratë dhe tenderat qarkullojnë në rrugën dykalimshe pozitë-opozitë dhe përfundojnë në Bllok. Edhe Katovicën Shqipëria e ka karikaturë”, shkruan Murati, duke iu referuar Artan Fugës dhe nipit të tij, Endri Fuga.
Katovica është një vënd në Poloni, në të cilin thuhet se u mblodhën liderët e vendeve të BRSS-së për të ndarë pushtetin pas rrëzimit rtë komunizmit në këto vende.
Mendohet se edhe udhëheqësi komunist Ramiz Alia të ketë marrë udhëzimet për ta zbatuar Katovicën në Shqipëri.
Katovica është kthyer si një legjendë urbane, por shumë njerëz e besojnë, duke qenë se edhe pas rrëzimit të komunizmit, Shqipëria është drejtuar pikërisht nga ish-komunistët.