Shtetet e Bashkuara janë në anën e popullit të Iranit
Uashington, D.C. – Dhoma e Përfaqësuesve miratoi Rezolutën 676, hartuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve Ed Royce (R-CA), e cila përkrah popullin e Iranit, të angazhuar në protesta të ligjshme dhe paqësore, dënon abuzimet e të drejtave të njeriut nga regjimi iranian dhe i kërkon administratës të përdorë sanksione me synimin që t’u përgjigjen shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut.
Para se të votohej, në foltoren e Dhomës së Përfaqësuesve, Kryetari Royce bëri disa vërejtje. Në një pjesë të vërejtjeve, ai tha:
“Sot ne jemi në anën e popullit të Iranit, i cili është angazhuar në protesta të ligjshme kundër një regjimi shtypës dhe të korruptuar”.
Siç e bën të qartë kjo rezolutë, Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht ata që kanë pushtuar rrugët në Iran për të ushtruar liritë themelore të shprehjes dhe tubimit. Ne bashkohemi me ta, me shpresën se trimëria e tyre do të vërë themelet për lindjen e një sistemi politik të zgjedhur lirisht, të hapur dhe demokratik në Iran.