Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Kujdes nga mesazhi me 3 shkronja në telefonin tuaj

Nëse në telefonin tuaj ju vjen një mesazh më tre shkronja, atëherë duhet të bëni kujdes, pasi jeni në rrezik. Sipas një hakeri, i cili ka demonstruar eksperimentin, me marrjen e këtij mesazhi telefoni del jashtë funksionit. Telefoni ngrin për rreth 1 minutë dhe nuk merr asnjë komandë, ndërsa përdoruesit janë të detyruar ta ristartojnë. Përveç bllokimit të numrit përmes këtij mesazhi virus, viktima nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar, edhe pse efektet janë të përkohshme dhe nuk punojnë në versionin më të fundit të iOS.

Kur mesazhi me tre karaktere është pranuar, atëherë një iPhone do të bëhet përkohësisht i papërdorshëm dhe prekja me gisht dhe butonat fizik nuk funksionojnë.

 

Please follow and like us: