Femrat e Gustav Jung
Sabina Nikolayevna Spielrein psikologja e njohur ruse është një nga femrat që dashuroi Carl Gustav Jung, i njohur si një nga figurat kyçe të psikologjisë. Ata u njohën bashkë gjatë viteve 1908-1910. Sabina në fillim ishte studentja, kolegia e më pas e dashura e tij. Janë një sërë korrespodencash të bërë publike kohët e fundit që dëshmojnë për një lidhje të thellë dashurie mes dy personazheve të njohur.
Pavarësisht martesës me Emma Rauschenbach, një nga trashëgimtaret më të pasura zvicerane, e cila e deshi ccmëndurisht, Jung eksperimentoi pasionin e erosit gjatë gjithë jetës me femra të tjera. Ai pranoi të ishte në krahët e Emës për shkak të situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhej. Pak kohë më parë Caterina Clay do të botonte në librin “«Labyrinths: Emma Jung, Her Marriage to Carl and the Early Years of Psychoanalysis» të vërtetën e kësaj historie.
Jung dhe Ema lidhën martesë dhe pse për psikoanalistin kjo martesë shihej si një arsye për të mbijetuar. Në kohën kur Carl Jung u martua, ai ishte i virgjër, zbulon autorja e librit. Por, ashtu siç rriteshin ambiciet e tij profesionale, ashtu rriteshin edhe orekset e tij seksuale, prandaj bashkëshortësia e Jungut, e cila zgjati më shumë se 50 vjet, deri në vdekjen e Emmas në vitin 1955 (Jung vdiq në vitin 1961), më e pakta ishte e pazakonshme – labirint i vërtetë i gjendjeve të ndryshme emocionale, ashtu siç thotë edhe titulli i librit.
Ata i kishin pesë fëmijë. Catrine Clay e mori titullin e biografisë nga punimi i Jungut i vitit 1925, «Martesa dhe psikologjia e lidhjeve», ku ai argumenton se lidhja me prindërit – qoftë e mirë apo e keqe – ndikon drejtpërdrejt në zgjedhjen e partnerit bashkëshortor.
Bashkëshortësia tipike, deklaron Jung, zakonisht përbëhet nga njëri partner i cili ka pasur marrëdhënie pozitive me prindërit dhe tjetri që nuk ka pasur. Përpjekjet që në këtë bashkëshortësi të tillë të mbahet një ekuilibër, që i pari t’i ndihmojë të dytit, shpesh çojnë në faktin që i pari, i cili është rritur në atmosferë të shëndoshë, të humbë në labirintin e personalitetit kompleks të tjetrit.
Ashtu siç Clay e përshkruan edhe në një artikull të botuar në «Guardian», është e mundur që Jung ta ketë përshkruar bashkëshortësinë e vet, veçanërisht gruan e tij inteligjente dhe të aftë, e cila luftoi me trillet dhe kapriçot seksuale të burrit të saj. Një tjetër marrëdhënie e çmendur e Jung ishte ajo me Toni Wolff (fillimisht paciente, e më pas edhe vetë psikoanaliste), e cila zgjati gati 40 vjet, deri kur dashnorja kishte vdekur në vitin 1953, në moshën 65-vjeçare.
Pothuajse gjithë kohën ai ishte në një raport tresh. Raporti me Sabina Nikolayevna Spielrein ishte një tjetër raport që do ta shqetësonte Emën. Në vitin 1908 ai i shkruan asaj në një letër se “nuk mund të jetonte pa dashuruar, dhe sa shumë e donte atë”. Kjo letër do të lexohej nga Emma e cila menjëherë do të informonte mamanë e Spielrein për situatën. Nuk mund të ketë shkencë apo zbulime të mëdha pa një jetë të tillë, dhe e tillë ishte dhe jeta e Karl Jung, një kërkim i madh.