Albspirit

Media/News/Publishing

Gjobitet ish ministrja e Arsimit e Lartë

Gjobitet ish ministrja e Arsimit

Ish-ministrja për Arsimin e Lartë është gjobitur me rreth 5.000 dollarë për shkak se ka drejtuar automjetin e saj në gjendje të dehur, një shkelje që e detyroi atë të jepte dorëheqjen gjatë muajit të kaluar. Aida Hadzialic është ndalur nga policia kur ishte duke u kthyer nga një koncert, ndërsa pas kontrolleve të kryera, niveli i alkoolit në gjak rezultonte më i lartë sesa norma e lejuar. Kjo normë, në Suedi është më e ulët sesa në shumë vende të tjera europiane.

Ministrja 29-vjeçare Hadzialic e quajti këtë gabim si “më të madhin në jetën e saj”, ndaj dhe dha dorëheqjen e menjëhershme nga posti që mbante. Prokurorët bënë të ditur se kishin kërkuar ndëshkimin e saj me 40 mijë krona, rreth 4.670 dollarë. Ajo ishte njëkohësisht edhe ministrja e parë myslimane e Suedisë, përpara se të largohej nga Ministria për Arsimin e Lartë.

Please follow and like us: