Një regjistrim i filtruar tregon rrëfimet e udhëheqësit të regjimit të Iranit
NCRI – Në vitin 1989, një klerik i nivelit të mesëm në regjimin iranian u bë zgjedhja surprizë për udhëheqës suprem pas vdekjes së themeluesit të regjimit Ayatollah Ruhollah Khomeini.
Ali Khamenei u zgjodh si Udhëheqësi Suprem gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së Ekspertëve, në të cilën ai tha se ai nuk ishte i kualifikuar për punën dhe se zgjedhja e tij ishte jokushtetuese, sikurse demostrojnë filmimet e reja.
Ai tha: “Bazuar në kushtetutë [e cila përcakton se një Udhëheqës Suprem duhet së pari të jetë një ajetollah i madh], nuk jam i kualifikuar për këtë punë dhe nga pikëpamja fetare, shumë prej jush nuk do t’i pranojnë fjalët e mia si ato të një lideri”.
Please follow and like us: