Numri i të burgosurve gjatë kryengritjes është të paktën 8000
Arrestimet masive dhe të përhapura të të rinjve në qytete të ndryshme, të cilat kanë filluar që nga fillimi i kryengritjes më 28 dhjetor, vazhdojnë ende. Sipas raporteve të marra nga brenda Iranit dhe nga brenda regjimit, numri i të arrestuarve është rritur në të paktën 8,000 deri në fund të javës së dytë të kryengritjes. Në ditët e fundit, disa prej këtyre të burgosurve u martirizuan nën tortura.
Megjithë përpjekjet e regjimit për të fshehur numrin e arrestimeve, ai është aq i lartë sa që zyrtarët e regjimit në disa qytete në mënyrë të pashmangshme kanë pranuar një pjesë të tyre.
Rezistenca iraniane u bën thirrje të gjithë njerëzve, sidomos të rinjve, të mbështesin të arrestuarit dhe familjet e tyre dhe të ngrihen për lirimin e të burgosurve. Gjithashtu, i bën thirrje Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare dhe qeverisë së SHBA-së, si dhe të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut, të dënojnë me forcë regjimin e mullahëve për këto krime anti- njerëzore, dhe të marrin masa efektive për të liruar të arrestuarit.