Albspirit

Media/News/Publishing

Organi gjenital i shpëton jetën një çiklisti

Organi gjenital i ka shpëtuar jetën një çiklisti, pasi u godit nga një rrufe. 41-vjeçari Zoran Jurkovic po dëgjonte muzikë me kufje kur një rrufe e goditi në kokë dhe u tokëzua përmes penisit të tij. Mjekët thonë se ka qenë një mrekulli fakti që rrufeja nuk i ka prekur zemrën. Duke qenë se kishte veshur atlete gome, rrufeja nuk u tokëzua nëpërmjet këmbëve, por, pasi e goditi në kokë, rrufeja ndoqi telat e kufjeve dhe u tokëzua përmes organit gjenital, me ndihmën e një radioje të vogël që kroati Jurkovic e mbante të lidhur në bel.

Please follow and like us: