Albspirit

Media/News/Publishing

Pikturat e puthjes të Alexis Fraser

Artistja kanadeze, Alexis Fraser ka zhvilluar një teknikë shumë origjinale dhe kurioze: krijon në fakt piktura të pabesueshme, duke puthur telajon. Në saj të buzëve, ajo krijon figura shumë të detajuara, të thjeshta, duke u kujdesur thjeshtë që ta vendosë buzën në vendin e duhur. Fraser u specializua fillimisht në piktura në vaj , por pastaj zhvilloi këtë teknikë, e cila i realizon duke  vënë të kuq buzësh dhe më pas  puth kanavacën. Ato janë të shpeshta, në një pikë të veçantë për të krijuar formën. Më pas ajo përdor edhe furçën, për detajet e vogla, por duhet theksuar se pjesa më e madhe e punës është bërë nga puthjet e vërteta. Për portrete me sipërfaqe të mëdha, duhen shumë puthje dhe buzëkuq. Për shembull, për një portret të Marilyn Monroe, i bërë në vitin 2014, ajo kishte puthur kanavacën për katër ditë rresht dhe konsumoi dy buzëkuq.

Please follow and like us: