Rama: Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni, falë qeverisë sonë
Përvjetori i eurosocialistëve shqiptarë ishte një rast për kryeministrin Edi Rama për të shigjetuar opozitën për protestën që ka thirrur më 27 janar, por edhe për të bërën një pohim të fortë për rolin e qeverisë së tij në miratimin e ligjit që zyrtarizon përdorimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni.
Edi Rama ka përfituar nga përvjetori i Forumit Rinor Eurosocialist për të replikuar më opozitën,që ka thirrur një protestë më 27 janar. Sipas kryeministrit ka një front të atyre që janë bashkuar per te penguar reformën në Drejtësi, ndërkohë që vendi është më afër Europës.
“Ti dalësh sot përballë si barrikadë, këtij stacioni historik të shqiptarëve me pretendimin se po bën luftë opozitare, nuk do të thotë të jesh anti-shqiptarë, do të thotë të jesh qorr, të jesh shurdh, të jesh krejtësisht i papërdorshëm dhe i panevojshëm për interesat e asnjë shqiptari te zakonshëm, përfshi dhe të gjithë shqiptarët që nuk na kanë votuar në. Me çizme pa çizme, me taka pa taka, me këpucë pa këpucë, ka vetëm një gjë që mund të na bëjnë, jo ne, por mund t’ia bëjnë Shqipërisë duke e dëmtuar, duke e cenuar duke e penguar në këto 6 muaj historik. Sa per ne, ne e bëmë Shqipërinë kandidate në BE, ne do t’i hapim negociatat, ne do ta bëjmë anëtare të BE”, u shpreh Rama.