Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA sanksionon shefin e Gjyqësorit të regjimit të Iranit dhe të tjerë, për abuzime kundër të drejtave të njeriut

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione mbi 14 individë dhe subjekte të premten për abuzime të të drejtave të njeriut në Iran dhe mbështetjen e programeve të armëve iraniane, duke përfshirë edhe kreun e gjyqësorit iranian, Ayatollah Sadeq Larijani.

Departamenti i Thesarit i SHBA tha në një deklaratë se Larijani, një aleat i ngushtë i Liderit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, është “përgjegjës për urdhërimin, kontrollin ose drejtimin e komisioni të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut kundër personave në Iran ose qytetarëve ose rezidentëve  iranianë. ”

Një shtetas kinez u sanksionua ngase vepron në emër të Wuhan Sanjiang Import and Export Co. LTD, e cila është tashmë nën sanksione ngase bën  biznes me një firmë iraniane “në pronësi apo të kontrolluar” nga ushtria.

Subjekte të tjera të sanksionuara përfshinin një kompani tjetër me bazë në Kinë, Bochuang Ceramic Corp dhe firmën iraniane që përpiqej të furnizonte me një përbërës kimik të përdorur në transmetimin e sinjaleve elektrike.

Please follow and like us: