Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasje me armë zjarri në mes të Tiranës

Një vrasje ka tronditur kryeqytetin para pak minutash. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Shefqet Musaraji’ në kryeqytet, ku brenda një automjeti është gjetur një person i plagosur me armë zjarri.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë, 32 vjeçari më iniciale E.B ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë që në spital ka mbërritur i plagosur me armë zjarri edhe shtetasi M.D 27 vjeç, icili gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia po heton për zbardhejn e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën  ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç,  i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar  me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Please follow and like us: