91- vjeçarja polake zgjohet në morg
Një 91 vjeçare në Poloni është zgjuar pas 11 orësh qendrimi në morg pasi u deklarua e vdekur. 91- vjeçarja u kthye në shtëpi duke u ankuar se kishte ftohtë. Zyrtarët thonë se Janina Kolkiewicz u dekluarua e vdekur pasi mjeku që e vizitoi tha se nuk kishte puls dhe nuk merrte frymë. Pasi bënë edhe çertifikatën e vdekjes Janina u dërgua në morgun e qytetit. Por 11 orë pasi u dërgua aty, disa punonjës të morgut dëgjuan zhurma dhe lëvizje dhe nxituan për të parë çpo ndodhte, duke e gjetur gruan të zgjuar. “Isha e sigurt se kishte vdekur. Zemra e saj nuk po rrihte më dhe nuk kishte asnjë shenjë jete. Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur”, tha mjekja që e vizitoi, Wieslava Czyz. Pas kthimit në shtëpi, ku hëngri një pjatë supë dhe një ëmbëlsirë, 91- vjeçarja Kolkiewicz tha se ndjehej shumë mirë.