Ambasadori britanik takohet me kryeprokuroren Arta Marku
Ambasadori i Britanisë në Shqipëri Duncan Norman, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryeprokuroren Arta Marku. Siç bëhet e ditur, takim mes tyre është mbajtur në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ditët e fundit kryeprokurorja e re ka zhvilluar disa takime me ambasadorë të ndryshëm të vendeve të BE në Shqipëri, si dhe me ambasadorin amerikan.
Po ashtu, ditën e sotme, në një bashkëbisedim me gazetarët kryeprokurorja Marku tha se do të ketë shumë ndryshime dhe do të shihen surpriza.
Please follow and like us: