E përdhunon kunati, gruaja ia pret me drapër gruri dhe ia dorëzon në polici
Një nënë e 3 fëmijëve i preu organin seksual kunatit të saj i cili e kishte përdhunuar dhe më pas ia dorëzoi policisë si provë. Ngjarja ka ndodhur në Madia Pradesh të Indisë. Gruaja, e shoqëruar në rajon nga 3 fëmijët e saj, i tha policëve se kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndaluar kunatin në atë që bënte. Ajo tha se jetonte vetëm me kunatin në shtëpi, pasi bashkëshorti i punonte në një qytet tjetër dhe shtoi se ishte përdhunuar edhe herë të tjera nga vëllai i burrit. Ajo shpjegoi se kësaj radhe kishte bërë sikur kishte pranuar kur ishte sulmuar dhe më pas ia kishte prerë me drapër. Sipas “Times of India”, nga turpi i madh, kunati ka vrarë veten duke u varur në një pemë afër shtëpisë.
Please follow and like us: