BE: Ekspertët e filluan punën për luftimin e lajmeve të rrejshme
Grupi i ekspertëve i nivelit të lartë i Komisionit Evropian për luftimin e lajmeve të rrejshme, sot është takuar për të parën herë në Bruksel.
Grupi synon dhënie të kontributit për zhvillimin e një strategjie në nivel të Bashkimit Evropian, e cila do të paraqitet në fund të muajit prill të këtj viti me shpjegimin “se si të veprohet me këtë fenomen, duke i definuar rolet dhe përgjegjësitë e pjesëmarrësve relevant dhe formulimin e rekomandimeve”.
Komisionarja evropiane për ekonominë digjitale, Mariya Gabriel, e ka lansuar thirrjen për konkurrim në këtë grup, në nëntor të vitit 2017 dhe i ka zgjedhur 40 vetë prej 300 kandidatëve.
Duke folur pas takimit të parë, Gabriel tha se lajmet e rrejshme “mund të mos jenë ilegale” ose të reja, por po përphapen “me shkallë shqetësuese” dhe e kërcënojnë reputacionin e mediave dhe mirëqenien e demokracive, potencialisht duke i shkatërruar “vlerat demokratike”.
Ky grup kryesohet nga Madeleine De Cock Buning, profesoreshë në Universitetin Utreht në Holandë, e cila është e specializuar për pasurinë intelektuale, të drejtat e autorit dhe lgjislacionin për media.
Në grup, po ashtu, përfshihen edhe përfaqësues të mediave, siç janë AFP dhe ARD, dhe firmat në Internet, si Facebook, Google dhe Twitter.