Fakte interesante për të lindurit e janarit
Bebet e lindura në muajin janar i përkasin shenjës së bricjapit apo ujorit dhe të gjithë e dinë që këto janë dy nga shenjat më të mira të zodiakut ! Për të gjithë njerëzit që kanë lindur në muajin e parë të vitit ka disa fakte shumë interesante. Nëse keni lindur në pjesën e parë të muajit janar, ju i përkisni shenjës së Bricjapit, një shenjë e disiplinuar, punëtore dhe shumë e organizuar! Ndërsa Ujori është krejt e kundërta e kësaj shenje që është me këmbë në tokë. Lulja e tyre është karafili dhe një lule e bardhë e cila vjen nga familja e zambakëve. Janë njerëz kreativë dhe kanë një imagjinatë të shthurur (në kuptimin e mirë të fjalës). Guri i tyre është garnet, një gur i çmuar i kuq i cili simbolizon lumturinë, shëndetin dhe mirëqenien. Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbisë njerëzit e lindur në muajin janar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje si diabeti tip 1 apo 2. Numri i tyre me fat është 4 dhe 22. Njerëzit e lindur në muajin janar janë natyrë shumë sportive, por janë të prirur ndaj alergjive ushqimore. Mjekët besojnë se kjo vjen nga niveli i ulët i vitaminës D marrë nga nënat gjatë shtatzënisë.