Garë e veçantë me bikini
Ujërat e ngrira të liqenit të Bajkalit në Rusi u bënë vendi i një tjetër gare; atë të patinazhit të shpejtësisë me bikini. Persona të apasionuar pas fitnesit u mblodhën për të marrë pjesë në këtë eveniment duke sfiduar temperaturat shumë të ulëta të Siberisë.
Pjesëmarrësit patinuan duke përshkuar 500 metra distancë në liqenin e ngrire në një garë që ishte pjesë e edicionit të 13 të Maratonës së Akullit në Baikal, një ngjarje sportive kjo që u mbyll me festën e të gjithëve.
Entuziazmi mes garuesve ishte kaq i madh sa kishte nga ata që bënë edhe apelin për një pjesëmarrje më të madhe në një ngjarje sportive të tillë, sic ishte rasti i Svetlana Trofimchuk. Kjo e fundit shtoi se u bë pjesë e kësaj gare të veçantë për të testuar forcën dhe rezultati ishte fantastik.