Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet i vdekur mbi trotuar 61-vjeçari, ish futbollist

Një person është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit. Bëhet fjalë për 61-vjeçari Leonard Qesari, banues në lagjen Nr.4, Sarandë është gjetur i vdekur mbi trotuar, rreth orës 05:25, të mëngjesit të së hënës.
Nga verifikimi paraprak dhe këqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se 61-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndërruar jetë mbi trotuar.
Mësohet se ai ishte punonjës i bashkisë dhe ish- futbollist.

Please follow and like us: