Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtarja suedeze tallet me meshkujt që nuk përdorin prezervativ

Një këngëtare suedeze është tallur me meshkujt që mburren me madhësinë e organit të tyre gjenital. 17-vjeçarja Zara Larsson postoi në Instagram një fotografi të këmbës së saj me një prezervativ deri te gjuri dhe shkroi një dedikim për ata meshkuj që thonë se prezervativi i rri ngushtë. Zara shkroi: “Për të gjithë ata që thonë se e kanë shumë të madh për prezervativ: MOS E THONI MË!” Kjo foto ka bërë xhiron e botës dhe mediat skandinave kanë marrë shkas për të kritikuar partnerët e papërgjegjshëm dhe për të vlerësuar 17-vjeçaren si një ikonë feministe. Buja që ka bërë kjo foto ka habitur edhe vetë të renë, e cila në blogun e saj ka shkruar: “Qëllimi im ishte të bëja shaka, por gazetat po më thonë që jam një gjeni. Unë nuk e shoh kështu veten time. E di që bota ka femra shumë më të afta se unë, por që nuk marrin vëmendjen e merituar”. Deri tani, fotoja e saj në Instagram ka marrë rreth 53 mijë “like”.

Please follow and like us: