Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ miraton sot dy deputetët e rinj, zëvëndësojnë Rakipin dhe Rehovicën

KQZ do të mblidhet sot për t’i dhënë mandatin dy deputetëve të rinj nga LSI dhe PDIU që zëvendësojnë Gledjon Rehovicën dhe Aqif Rakipin, të cilëve iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Kështu mësohet se deputeti më i ri nga radhët e PDIU-së do të jetë, Dritan Bici.

Në listën e qarkut të Beratit pas Rahovicës renditet Silva Caka, e cila pritet të marrë sot mandatin si deputete. Ky është mandati i dytë për të. Në zgjedhjet e 25 qershorit ajo nuk arriti të futej direkt në parlament.

RENDI I DITËS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 15.01.2018, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimit:
1.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

2.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

3.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëmërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit të listës shumëmërore Z. Florenc Xhindi, për këshillin bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Please follow and like us: