Kryeprokurori, PD mbledh firmat per zgjedhjen e tij me 3/5
Pak para nisjes së seancës parlamentare, grupi parlamentar i PD ka mbledhur firmat për të ndryshuar kushtetutën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Mësohet se Grupi parlamentar i PD ka deklaruar se Prokurori i Përgjithshëm duhet të kthehet në ligjshmëri.
“Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime”, janë shprehur njëzëri deputetet e PD.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është shprehur se “Maxhoranca po kap drejtësinë”. Gjithashtu grupi parlamentar i PD ka firmosur një kërkesë për kthimin e kuvendit në ligjshmeri. Ata kanë përsëritur edhe njëherë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Please follow and like us: