Albspirit

Media/News/Publishing

Maryam Rajavi: I nxis bashkëpatriotët e mi t’i bashkohen lëvizjes mbarëkombëtare për liri!

 

Protestues!
Bijtë dhe bijat kurajoze të Iranit!
Ju keni ndriçuar qytetet e Iranit duke nxjerrë ne dritë përpjekjet për liri dhe drejtësi.
Bravo! Ju keni tronditur themelet e regjimit diktatorial që qeveris Iranin.
Me zemër jam pranë familjeve të martirëve në Doroud, Tuyserkan, Noorabad, Izeh, Shahinshahr, Ghahdarijan, Homayounshahr dhe në Jouyabad të Isfahanit!
Falë jush, vendi është më afër se kurrë., realizimit të ëndrrës 100 vjeçare.
Ju keni provuar se është e mundur të çlirojmë Iranin nga ideologjia qesharake e diktaturës fetare dhe teokracisë.
Kombet e Lindjes së Mesme, nga Siria në Irak dhe Afganistan, të cilat kanë vuajtur tmerrësisht nga regjime të ngjashme diktatoriale, po luten për fitoren tuaj.
Tē gjithë liridashësit nëpër botë i kanë vendosur shpresat tek ju, bota e ka dëgjuar zërin tuaj.
Njëra pas tjetrës, qeveri të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur mbështetjen dhe admirimin ndaj jush.
Martirët e kombit, duke përfshirë këtu edhe heronjtë dhe heroinat e viteve ’80, të burgosurit politikë të masakruar në 1988, martirët e 2009, dhe martirët e Ashraf i kanë sytë tek ju.
Ju jeni fëmijët e Sattar Khan, Dr. Mohammad Mossadeq, dhe të Mohammad Hanifnejad.
Kryengritja juaj do të ringjallë nderin kombëtar të Iranit.
Sot, Khamenei dhe bashkëpunëtorët e tij kërkojnë t’ju kërcënojnë juve.
Për këtë mburren me rekordet e tyre kriminale. Gjithashtu kanë mobilizuar forcat e tyre ushtarake për të shtypur me dhunë kryengritjen mbarëkombëtare të iranianëve.
Të ashtëquajturit reformistë dhe politikanë të moderuar, të cilët kanë qënë vazhdimisht në shërbim të regjimit fetar fashist, i kanë hequr tashmë maskat e tyre dhe kërkojnë shtypjen me çdo kusht e protestuesve liridashës.
Ata po përdorin të gjitha mënyrat për të parandaluar që më shumë njerëz të bashkohen me rradhët e protestave.
Sidoqoftë, pas këtyre kërcënimeve, regjimi është përfshirë nga frika dhe gjërat po ndryshojnë. Pas shfaqjes sipërfaqësore të forcës, regjimi është vetëm një tigër letre që nuk do të mund ti bëjë ballë kryengritjes suaj.Sepse ju jeni fuqia vendimtare.
Ju jeni të panumërt dhe rradhët tuaja po rriten çdo ditë.
Kur të bashkoheni sinqerisht dhe ti zgjasni dorën njëri-tjetrin, vendosmëria juaj do të kapërcejë çdo pushtet.
Qeveritarët e regjimit mendojnë se mund ta shtypin kryengritjen tuaj dhe ta ndalojnë përhapjen më të gjërë të saj, duke bllokuar internetin dhe mediat sociale.Por ata nuk e dinë dhe nuk mund ta kuptojnë dot se janë dhimbjet dhe vuajtjet e përbashkëta ata që bashkojnë zemrat dhe përhapin kudo mesazhin për liri. Kështu, qytetet po ngrihen njëri pas tjetrit.
Unë u bëj thirrje të gjithë patriotëve të mi të ngrihen dhe të bashkohen me rradhët e protestuesve liridashës anembanë kombit, pasi kjo kryengritje është nga ju dhe për ju.
Fëmijët tanë, fëmijët e Iranit janë ngritur tashmë dhe janë përfshirë në betejën vendimtare për ti dhënë fund faqes më të errët të historisë së Iranit. Bashkohuni me ta.
Bashkëpatriotë, vëllezër dhe motra, mos i braktisni protestuesit, dhe ushtrinë e njerzve të privuar dhe të plaçkitur.Mos i lini vetëm në rrugë. Tani është koha që punëtorët, fermerët, nënpunësit, mësuesit, fizikantët, infermierët dhe mjekët, profesorët e universiteteve dhe punonjësit e çdo sektori social, të mbështesin protestat.Kjo është në lëvizje kryengritëse që u përket liridashësve për të çliruar Iranin.
Mos humbisni asnjë mundësi, për të mbështetur dhe për tu bashkuar me burrat dhe gratë kurajoze që po luftojnë rrugëve të vendit, pavarësisht rrezikut që u kanoset.
Protestoni dhe organizoni greva kudo që të mundni, në fabrika dhe në zyra,dhe në çdo vend pune, në menyrë që bota të shohë qartë protestën e publikut të gjerë kundër një diktature të urryer dhe të dëgjojë zërin e kombit tonë.

Siç ka thënë edhe Massoud Rajavi, “Irani dhe njerëzit e shtypur janë ngritur tashmë dhe agimi i një epoke të re është afër.”
Mesazhi i tij, këto ditë është udhëzimi më praktik, më i qartë dhe padyshim, më i mirë.
Lëvizja kryengritëse që ju filluat është një lëvizje për lirinë, demokracinë, barazinë, dhe ndarjen e shtetit nga feja.
Kjo është një kryengritje për drejtësinë shoqërore, lëvizja e së cilës do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare.
Zoti ju bekoftë!
Jetë të gjatë pastë liria!

Please follow and like us: