Albspirit

Media/News/Publishing

Një krem për të hequr tatuazhet

Në një të ardhme të afërt tatuazhet do të mund të hiqen fare lehtë dhe pa dhimbje, vetëm duke aplikuar në lëkurë një krem të posaçëm. Produkti në fjalë është në përgatitje e sipër dhe duke shfrytëzuar qelizat mbrojtëse të organizmit të njeriut do të mund të heqë vizatimet. Shpikja mban firmën e studiuesit Alec Falkenham, nga universiteti kanadez Dalhousie dhe është publikuar online në “CNN Health”.

Sistemi i menduar nga Falkenham synon të zëvendësojë atë të zakonshëm me rreze lazer, që kur aplikohet nuk i kursen dhimbjet.

Kjo mënyrë konsiston në një produkt të mbajtur në vezore të vogla dhjami, lipozome, të cilat vënë në shënjestër substancën aktive në nivelin e qelizave ku ka depërtuar boja e tatuazhit.

Thënë më qartë, kremi (Bisphosphonate Liposomal Tattoo Removal) vepron duke aktivizuar makrofaget, të cilat gërryejnë qelizat e prekura nga tatuazhi, pra, ato që përmbajnë bojën dhe që në bashkësinë e tyre përbëjnë vizatimin.

Studiuesi Falkenham po përpiqet ta realizojë sa më shpejt idenë e tij për të siguruar financimet dhe për të çuar përpara zhvillimin e produktit.

Please follow and like us: